Ndërhyrja prej “killeri” e sulmuesit të Rangers (Foto)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Episod i frikshëm në sfidën mes Glasgow Rangers dhe Slavias së Pragës në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-tave të Europa Leagues, që u mbyll me fitoren 0-2 të skuadrës çeke (u kualifikua në çerekfinale).

Në minutën e 61-të, sulmuesi i skuadrës skoceze, Kemar Roofe, kreu një ndërhyrje horror ndaj portierit të Slavias, Kolar.

“Gardiani” çek ishte i detyruar të braktiste fushën me barrelë, ndërsa Roofe u ndëshkua me karton të kuq.

Se sa brutale ishte ndërhyrja e tregojmë më së miri fotot e këtij episodi.

Përveçse ka një çarje të thellë dhe të gjatë, portieri Kolar ka gjithashtu frakturë në kafkë.

Share This Article