Ndërrohet emri i vaksinës së AstraZenecas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

AstraZeneca ia ka ndërruar emrin vaksinës së saj kundër COVID-19. Emri i ri i vaksinës së AstraZenecas është Vaxzevria.

Nga kompania farmaceutike është thënë se ndryshimi i emrit nuk ka të bëjë edhe me ndryshimin në përmbajtje të vaksinës. Por, është thënë se mjekët duhet të informohen për riemërtimin.

Nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është thënë se në informatat në lidhje me vaksinën, do të përfshihen edhe reaksionet e rënda alergjike që mund të shkaktojë vaksina si efekt anësor e po ashtu edhe rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.

“Reagime të rënda alergjike do të përfshihen në informacionin për produktin, si pjesë e efekteve të njohura anësore. Një paralajmërim për ngjarje të rralla të mpiksjes së gjakut janë përfshirë në produkt, ndërsa hetim i mëtutjeshëm për lidhjen mes kësaj ngjarje dhe vaksinës po vazhdon. Personat e vaksinuar duhet të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor nëse simptomat e mpiksjes së gjakut apo gjakderdhjes paraqiten. Përfitimet e Vaxzevrias në parandalimin e COVID-19 vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet dhe nuk ka ndryshime në rekomandimin në lidhje me përdorimin e kësaj vaksine”, thuhet në njoftimin e EMA-s.

Share This Article