Futbollisti Christian Atsu ishte një ndër figurat më të njohura të më shumë se 45 mijë viktimat e tërmeteve që goditën në mënyrë të pamëshirshme Turqinë dhe Sirinë.
Ganezi 31-vjeçar luante me Hatayaspor, por në të kaluarën kishte një eksperiencë të pasur më ekipe si Porto dhe Chelsea, klub me të cilin nuk arriti të luante por që e ka huazuar gjithmonë drejt fanellave me vlera si Everton, Malaga dhe veçanërisht Newcastle.
Pas lajmit se trupi i tij u gjet nën rrënojat e pallateve të kolapsuara, reagimet kanë qenë të shumta.
Nga më të ndjerat ato të futbollistit belg të Interit Romelu Lukaku, i cili i dedikoi golin e djeshëm ndaj Udinezes duke treguar gishtin lart, dhe me anë të një postimi ku e kujton si një vëlla.
“Është e vështirë ta pranosh, të luaje me ty ka qenë diçka fantastike“, shkruan ai ndër të tjerat, duke kujtuar momentin kur të dy cilësoheshin si talente të padiskutueshme te Chelsea dhe Everton.
Një kujtim të bukur Atsu mori edhe nga mbrojtesi i Juventusit Danilo, me të cilin ka luajtur tek Porto.
“Më kujtohet që qeshnim kur shinim si haje pulën, bashkë me kockat. Me buzëqeshjen tënde na shpjegove që ishe i mësuar në këtë mënyrë qysh i vogël, sepse nuk i dihet si mund të shkojë jeta”.