Ndërroi jetë nga COVID-19, autoambulanca që do të duhej ta merrte kishte ngatrruar adresën e britanikut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një baba i katër fëmijëve ndërroi jetë nga COVID-19, pasi autoambulancës i ishte dërguar adresa e gabuar në natën e festës së Krishtlindjes.

Siç raporton BBC, Steve Cooke, 36-vjeç, u gjet i vdekur nga policia në shtëpinë e tij në Kent të Anglisë.

Partnerja e tij Katie Milne, ka deklaruar se ai ishte viktimë e “një padrejtësie”, dhe pretendon se sot do të ishte gjallë nëse telefonata e realizuar për verifikimin e adresës, do të kryhej ashtu siç duhet.

Zyrtarët që menaxhojnë autoambulancat kanë bërë të ditur se janë duke hetuar rastin e Cooke dhe raste të tilla të ngjashme, për të cilat pretendohet se kanë ndodhur në festën e Krishtlindjeve.

Cooke, trajner futbolli në një shkollë fillore, i kishte telefonuar autoambulancës në natën e festës së Krishtlindjes, ku mezi arrinte të merrte frymë.

Kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, e personi që kishte pranuar telefonatën kishte pasur problem me dëgjim dhe kishte shkruar gabimisht adresën e telefonuesit.

E kjo vonesë i kushtoi me jetë Cooke i cili sipas partneres së tij – sot do të ishte gjallë po ta kishin dëgjuar më me vëmendje dhe të kishin shkruar mirë adresën e banimit. 

Share This Article