Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, sot lumturia e fundit për këngëtarin Shpat Kasapi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në Itali pas një arresti kardiak, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

Homazhet në nder të artistit do të mbahen në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Ndërsa ceremonia mortore do zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

 ‘Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI. Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.’

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si ‘A më do?’, ‘Valle Kosovare’, ‘Dashni pa limit’, ‘Aroma e saj’, e shumë të tjera. Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.

Share This Article