Ndërron jetë aktori i famshëm amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori i famshëm amerikan Tom Sizemore është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare. Ai ishte në gjendje kome që prej 18 shkurtit kur pësoi aneurizëm të trurit.

Lajmi u konfirmua nga Charles Lago, menaxheri i aktorit, i cili ta se ai vdiq në një spital në Burbank, Kaliforni.

Sizemore u bë i famshëm në vitet 1990 dhe ishte në krah të Tom Hanks si rreshteri Horvath në filmin fitues të Oscar-it ”Saving Private Ryan” në 1998. Filmat e tij të tjerë përfshinin ”Pearl Harbor”, ”Heat” dhe ”True Romance”.

Ai u nominua për Golden Globe për rolin e një mafioz në filmin televiziv të vitit 1999 “Mbrojtja e dëshmitarëve”.

Në vitin 1997, ai u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten Maeve Quinlan.

Ata u divorcuan dy vjet më vonë. Në vitin 2003, ai u dënua me gjashtë muaj burg për rrahjen e së dashurës së tij, Heidi Fleiss.

Share This Article