Ndërron jetë amerikani me zemrën e derrit të modifikuar gjenetikisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka vdekur personi i parë në botë që iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht.

David Bennett, i cili kishte sëmundje terminale të zemrës, mbijetoi për dy muaj pas operacionit në SHBA.

Por gjendja shëndetësore filloi t’i përkeqësohej disa ditë më parë, thanë mjekët në Baltimore.

Gjatë ditës së sotme u raportua se 57-vjeçari ka ndërruar jetë më 8 mars, raporton bbc.

Bennett i dinte rreziqet që lidhen me operacionin, duke pranuar se para procedurës ishte “një e shtënë në errësirë”.

Share This Article