Ka ndërruar jetë arkitekti dhe piktori i njohur, Maks Velo, në moshën 84 vjeçare.
Mësohet se ai ka qenë i shtruar në QSUT, prej disa ditësh, pasi vuante nga anemia.
Maks Velo është një arkitekt mjaft i njohur në vend dhe autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.