Ndërron jetë boksieri pas përballjes në ring, ndalet aktiviteti në të gjithë Ganën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksi në Gana është pezulluar pas vdekjes së boksierit Ernest Akushey, i njohur me nofkën “Bahubali”, i cili humbi jetën në moshën 32-vjeçare vetëm 11 ditë pas një përballjeje në Accra.

Akushey ishte ndeshur më 12 shtator në Bukom Boxing Arena ndaj rivalit Jacob Dickson. Sipas të dhënave paraprake, vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë duelit, megjithëse shkaku zyrtar ende nuk është përcaktuar.

Autoriteti Kombëtar i Sportit në Gana e përshkroi pezullimin si një hap të domosdoshëm për të “mbrojtur jetën, ruajtur integritetin e sportit dhe garantuar të ardhmen e tij”. Po ashtu, është paralajmëruar një strategji pesëvjeçare që synon të vendosë standarde më të sigurta, më profesionale dhe në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Kjo ngjarje është tragjedia e dytë që trondit boksin në Gana brenda gjashtë muajve. Në mars, nigeriani Gabriel Oluëasegun Olanreëaju u rrëzua në ring gjatë ndeshjes me Jon Mbanugu në Accra dhe ndërroi jetë pak pasi u dërgua në spital. 

Share This Article