Ndërron jetë duke bërë dush i dënuari në burgun e Rrogozhinës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 43 vjeçar ka ndërruar jetë duke bërë dush në burgun e Rrogozhinës. Viktima është identifikuar si shtetasi Erald Helshani, nga Kavaja, i cili po vuante dënimin me 4 vite e 8 muaj për prodhim të lëndëve narkotike.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se 43-vjeçari po trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak.

Bëhet me dije se kanë nisur hetimet në lidhje me rastin për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të dënuarit.

“Mëngjesin e sotëm, më datë 26 gusht 2024, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë. Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.

Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.

Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes së të ndjerit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Share This Article