Ndërron jetë edhe një viktime e aksidentit tragjik të Llaskarcës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë vajza 19 vjeçe, e cila mori lëndime të rënda gjatë aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë.

Ajo që në ditën e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv në Qendrën Urgjente në Shkup, ku edhe iu amputua njëra këmbë, por përkundër kësaj dhe shumë ndërhyrjeve kirurgjike dhe trajtimeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë, raporton AlsatM.

Shumë pacientë ndërruan jetë gjatë trajtimit të tyre në spitalin ushtarak “8 shtatori”, ndërkaq raste të tilla pati edhe në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” si dhe në Qendrën Urgjente.

Me viktimën e sotme, numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 16.

Share This Article