Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i njohur sportiv, Aleko Gjergjo është ngarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguan me anë të një statusi në Facebook, për humbjen e rëndë që ka pësuar gazetaria shqiptare dhe jo vetëm.

Statusi i Metës:

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar sportiv, Aleko Gjergo, mjeshtrit të radiokronikës dhe komunikimit publik, një ndër ikonat e pazëvendësushme të Radio Tiranës, njeriut fisnik e intelektualit aktiv, autor i disa librave dhe përkthimeve.

Kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, edhe si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90 “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.

Transmetimet e Aleko Gjergos, përbëjnë një trashëgimi të pasur të fondit të artë të radiokronikës shqiptare, aq e vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë.

Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Gjergo në këto momente tepër të vështira, u shpreh ngushëllimet më të ndjera atyre, gjithë të afërmve, dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të tij./TCH/

Share This Article