Ndërron jetë ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare ish sekretari amerikan  i mbrojtjes Donald Rumsfeld.  Rumsfeld njihet për një karrierë mbresëlënëse në Uashington duke shërbyer nën katër presidentë, por trashëgimia e të cilit u përcaktua kryesisht nga mandati i tij si sekretar i mbrojtjes gjatë luftës në Irak.

Ish- shefi i Pentagonit, Rumsfeld ka qenë tre herë në vendin tonë, për herë të parë për vizitë zyrtare në Shqipëri ka qenë në 10 qershor të vitit 200, vizitën e dytë e ka zhvilluar në 26 shtator të 2006 dhe të fundit në 2013.

Rumsfeld është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me “Udhërin e Flamurit”, në mirënjohje dhe vlerësim të mbështetjes së madhe, që ai dhe SHBA kane dhënë për Ushtrinë Shqiptare dhe anëtaresimin e saj në NATO.

“Miqësia e Ramsfeld për Shqipërinë, mbështetja që përmes vizionit të tij dhe angazhimit të bashkëpunëtorëve të tij, për reformat e thella që u ndërmorrën në Ushtrinë Shqiptare, mbështetja e madhe që zoti Rumsfeld i dha Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, janë tashmë pjesë e mirënjohjes dhe e kujtesës historike të shqiptarëve”, ka thënë në dekorimin e ish zyrtarit amerikan Nishani.

Ish sekretari i mbrojtjes ka marre pjese edhe ne forumin ku eshte diskutuar për Naton dhe sfidat e metejshme te koalicionit. Në këtë organizim kane marre pjese edhe Kryeministri Berisha dhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu me ftesën e të cilit zoti Rumsfeld edhe ka ardhur në Tiranë.

Ndërkohë zoti Rumsfeld do të promovonte në kryeqytet edhe librin e tij të botuar në gjuhen shqipe.

Mandati i tij për të cilin ai u bë dhe i njohur ishte nga 2001 në 2006, gjatë periudhës më të trazuar të luftërave në Irak dhe Afganistan.

Share This Article