Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së, Sabahajdin Cena, homazhet: Atdhetar dhe profesor i shquar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Cenës, duke e vlerësuar si zërin intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. 

Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit e profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, i cili kontribuoi për vite me radhë edhe në Degën e PDK-së në Rahovec, prej themelimit duke qenë edhe kryetar i kësaj dege për një mandat. Figura intelektuale dhe emblematike e profesorit Cena, i cili ishte edhe luftëtar i UÇK-së, do të nderohet e kujtohet përherë me respektin më të madh. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e profesor Cenës!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkruajti se me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sebahajdin Cena! Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj. 

https://www.facebook.com/PDKqender/posts/716683846479891
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/726968315461186
Share This Article