Ndërron jetë ish ylli i Manchester United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gordon McQueen, ish-mbrojtësi skocez i Manchester United ka humbur jetën. Ai vdiq në moshën 70-vjeçare. Gordon McQueen u diagnostikua me kancer në 2011 dhe demencë në 2021, sëmundje që i morën jetën.

“Me trishtim të thellë ju njoftojmë vdekjen e Gordonit, i cili ndërroi jetë në shtëpi herët këtë mëngjes, duke lënë pas gruan e tij Yvonne, vajzat Hayley dhe Anna, djalin Eddie dhe nipërit e tij të dashur Rudy, Etta dhe Isla”, thuhej në njoftimin familjar.

Gordon McQueen nisi karrierën e tij te St Mirren, për të vijuar me Leeds  dhe në fund me Manchester United, ndërsa luajti 30 herë për Skocinë. Ai ishte në skuadrën për Kupën e Botës 1974 dhe 1978, por nuk mori pjesë në këtë të fundit për shkak të dëmtimit.

Share This Article