Ndërron jetë Kristey Alley, e preferuara e komedive të Hollivudit në vitet ’90

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishte një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit në vitet ’80 dhe ’90, veçanërisht protagoniste e disa prej komedive më të ndjekura të atyre viteve.

Kristie Alley ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundje të zbuluar vonë, sipas mesazhit të vetë familjarëve në faqen e saj zyrtare.

I pari koleg që e ngushëlloi publikisht ishte pikërisht më i dashuri, ai John Travolta me të cilin kishte bërë bujë me ciklin e filmave me titull Look who’s talking. “Një nga personat më të mira që kam njohur, do të shihemi prapë”, ishte mesazhi i yllit të Hollivudit.

Alley kishte filluar karrierën në vitet ’80, pasi kishte lënë universitetin për të ndjekur ëndrrën e saj.

Fituese e çmimit Emmy, me “Cheers” në vitin 1991 në rol komik dhe me “David’s Mother” në rol dramatik si e ëma e një djali autik, Alley kishte një kapacitet të lindur për të qenë e bindshme në aktrimin  e situatave të ndryshme, të konfirmuar edhe nga filma si Start Trek dhe Madhouse.

Në fakt, jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe ndikoi negativisht në karrierë. Divorci nga bashkëshorti dhe aksidenti tragjik i së ëmës e shtynë aktoren në rrugën e drogës fillimisht dhe i konsumimit patologjik të ushqimit që e çoi atë në obezitet të theksuar, problem mbi të cilin ajo pati kurajën të fliste hapur duke qenë protagoniste e serisë Fat Actress. 

Vitet e fundit ishte dobësuar duke marrë pjesë edhe në versionin amerikan të “Dancing with the Stars”, por sëmundja e papritur e ndërpreu rrugëtimin e saj drejt rehabilitimit.

Share This Article