Ndërron jetë në Letoni majori Klodian Tanushi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Majori i Ushtrisë Shqiptare, Klodian Tanushi, i cili ishte plagosur gjatë kësaj jave gjatë ushtrimit ushtarak të NATO-s në Letoni, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. 

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!” ka shkruar Xhaçka në Facebook. Sot i është dhënë lamtumira e fundit në Shqipëri me ceremoni ushtarake, ushtarakes shqiptare e cila ka humbur jetën po ashtu në Letoni nga shpërthimi i një mjeti eksploziv.

Share This Article