Ish-mbrojtësi i klubeve angleze si Leicester City, Cardiff City dhe Leeds United, Sol Bamba ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.
Bamba ka qenë një punonjës në klubin turk Adanaspor, të cilët e bën të ditur lajmin për ndarjen e tij nga jeta mbrëmjen e së shtunës.
“Drejtori ynë Souleymane Bamba, i cili u sëmur para ndeshjes ndaj Manisas, u dërgua në spital dhe fatkeqësisht e humbi betejën e tij për jetën atje. Ngushëllimet tona për familjen dhe komunitetin tonë”, thuhej në njoftimin e Adanaspor.
Bamba ishte diagnostifikuar me Non-Hodgkin lymphoma në vitin 2021 sa ishte pjesë e Cardiffit, një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar të trupit që lufton mikrobet, megjithëse ishte deklaruar se e tejkaloi këtë sëmundje pas kimioterapisë.
Karriera e tij gjithashtu e pa atë duke luajtur për klube të tjera si Hibernian dhe Dunfermline, ndërsa ka pasur 46 paraqitje edhe për Bregun e Fildishtë.
“Të gjithë tek Leeds United janë të shkatërruar pasi mësuan lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kapitenit Sol Bamba”.
“Mendimet tona dhe ngushëllimet janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tragjike. Pusho në paqe, Sol, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona”, thuhej në njoftimin e Leedsit.