Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare komediani Richard Lewis

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare komediani dhe aktori i “Curb Your Enthusiasm” të martën e 27 shkurtit.

Richard Lewis ishte i diagnostikuar që nga viti i kaluar me sëmundjen e Parkison dhe për shkak të gjendjes shëndetësore humbi festën e premierës së sezonit 12 për Curb më 30 janar.

“Kam disa vështirësi në ecje nga Parkinson gjatë dy viteve të fundit. Nuk është madhore. Deri tani po e kaloj mirë, por nuk doja të shkoja, të kaloja pesë ose gjashtë orë me kaq shumë njerëz,”, ka thënë ai. 

Madje në intervistën e fundit ishte shprehur se ishte mjaft mirë, por fatkeqësisht për të nuk ishte kështu.

Lewis ishte i njohur për humorin e tij, të cilin e shfaqi në shfaqje të panumërta në role televizive dhe filmash. Ai mbajti një rol të gjatë në “Curb Your Enthusiasm” të Larry David, duke u shfaqur në më shumë se 40 episode midis 2000 dhe 2021.

Share This Article