Ndërron jetë nipi i Bob Marley

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare artisti i muzikës reggae xhamajkano-amerikani Joseph Mersa Marley.

Muzikanti u gjet i pavetëdijshëm në automjetin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artisti, i cili njihet me emrin artistik Jo Mersa, raportohet se ka vuajtur nga astma gjatë gjithë jetës së tij dhe stacioni radiofonik në Florida WZPP pretendoi se ai vdiq pikërisht nga kjo sëmundje.

Joseph është nipi i muzikantit ikonik të muzikës reggae Bob Marley dhe djali i Stephen Marley.

Bob vdiq tragjikisht nga kanceri në vitin 1981 në moshën 36-vjeçare dhe konsiderohet si një nga pionierët e kësaj rryme muzikore. Ai kishte 11 fëmijë me shtatë partnere të ndryshme.

Share This Article