Ndërron jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi në 40 ditë zie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndarë nga jeta.

Agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM njoftoi vdekjen e Al Nahyan-it, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Lajmi se Al Nahyan ndërroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare iu njoftua njerëzve të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendeve arabe dhe islame dhe mbarë botës”, citohet të ketë thënë ministria.

Siç njoftohet, nga sot në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Khalifa bin Zayed, djali i madh i presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan, mori detyrën pas vdekjes së babait të tij.

Share This Article