Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare Dietrich Mateschitz, pronari miliarder i kompanisë së pijeve energjike Red Bull.
Lajmi u konfirmua dhe nga ekipi i Red Bull në Formula 1, i cili vlerësoi arritjet ndërkombëtare të biznesmenit austriak në fusha të ndryshme të sportit.
Sipas kreut të skuderisë Red Bull, Christian Horner ajo që Mateschitz bëri për shumë njerëz të sportit anembanë botës nuk mund të përsëritet.
“Shumë prej nesh i jemi mirënjohës mundësive që ai na ofroi, vizionin që kishte, forcën e karakterit, dhe shtysës për të ndjekur ëndrrat tonë”, u shpreh Horner.
Mateschitz e bleu ekipin Jaguar në pronësi të Fordit në vitin 2004 dhe e ktheu atë në Red Bull Racing një markë, imazhi i çuditshëm i së cilës maskonte një shpirt të ashpër konkurrues.
Austriaku gjithashtu bleu dhe ekipin Italian Minardi për ta quajtur më pas Toro Roso, emri Italian për Red Bull.