Ndërron jetë regjisori Vladimir Kasaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjisori i njohur Vladimir Kasaj, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Lajmi i hidhur për vdekjen e regjisorit e kanë bërë me dije familjarët e i tij në rrjetet sociale, ku bëjnë me dije se Kasaj ka ndërruar jetë  për shkak të një Ishemie cerebrale.

“Ishemie cerebral”  është një gjendje që ndodh kur nuk ka rrjedhje të mjaftueshme të gjakut në tru për të përmbushur kërkesat metabolike, e si pasojë çon në vdekjen e indit të trurit.

“Të nderuar të afërm dhe miq,  Me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj. Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja” shkruan familja në rrjetet sociale.

Kasaj është autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’./Ora News/

Share This Article