Ndërtimet dhe shtesat abuzive, do të konfiskohen për nevojat e shtetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi sot për një seri vendimesh gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Balluku njoftoi për miratimin e një VKM-je që ka të bëj “me konfiskimin e për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje me qëllim fitimin”, siç e specifikoi ajo. 

Më në detaj, sipas ministres, “VKM-ja ka të bëj me të gjitha ndërtesat pa leje në republikën e Shqipërisë ose për shtesat e bëra pa leje.  Një trend shumë i zhvilluar. Pavarësisht që janë projektuar me shtatë kate, shtohen kate të tjera duke shpresuar në legalizim. Këto struktura do të jepen për përdorim publik, si kompensim i atyre qytetarëve që preken nga projektet publike”.

Sipas Ballukut,  i gjithë procesi, “i gjatë dhe i bazuar në ligj”, ka si objektiv dekurajimin e kompanive ndërtuese. Ministrja njoftoi se krahas kësaj iniciative do të ketë edhe një investigim për strukturat e monitorimit të territorit, sepse ka patur abuzime, dhe abuzimet kanë ndodhur nën hundën e tyre, “ndërkohë që një qytetar që ndryshon çatinë vihet menjëherë nën mbikëqyrje”.

Sipas saj ndërtuesit abuzues kanë tre mundësi, parapagesën e shtesave të paligjshme, pra parablerjen e tyre,  dhurimin dhuron e tyre ose konfiskimin e shtetit.

Balluku njoftoi se nesër qeveria do të prezantojë edhe paketën energjetike si dhe masa të cilësuara si drastike për menaxhimin e krizës.

Ministrja ka komentuar edhe lajmin e pezullimit të QKB-së të kompanisë “Air Albania”, duke e cilësuar lajmin si tregues që ”shteti shqiptar do të zbatojë ligjin edhe aty ku është bashkëpronar”, por duke shtuar se vendimi i QKB-së është rutinë kur mungojnë informacione për përfituesit, dhe se problematika do të zgjidhet.

Share This Article