Objekti montazh për mjekim spitalor të pacientëve pozitivë në Kovid në rrethin e Spitalit Klinik të Tetovës është nga fundi. Puna e jashtme ka përfunduar në tërësi me ndërtimin e bazës dhe vendosjen e paneleve montuese për mure ndërsa ka filluar me punë edhe në brendësi.
“Në përfundim e sipër janë të gjitha punimet, është duke u punuar në sanitari dhe instalimin elektrik për spitalin modular. Mendoj se për një deri në dy javë do të jetë gati dhe do të mund të pranohen pacientë”, deklaroi dr. Gëzim Nuredini, koordinator në Qendrën për Kovid.
Për momentin në Qendrën për Kovid janë 15 persona prej të cilëve 10 janë me pasqyrë klinike më të rëndë dhe prandaj janë në mjekim spitalor.
“Vetëm sot janë pranuar tre pacientë në mjekim spitalor. Kontrollet në ambulancë i kanë bërë rreth 35 pacientë në një turn dhe ka tendencë rritjeje por kjo nuk do të thotë se të gjithë janë të sëmurë nga Kovid. Numri i të vdekurve është dikur 1 deri në 2 mesatarisht për momentin. Kemi bërë edhe me simptoma të vogla të paraqiten në Qendrën për Kovid ose tek mjekë amë”, deklaroi dr. Nuredini.
Në evidencën e sotme të fundit të të prekurve nga Kovid për rajonin e Tetovës janë 316 raste aktive. Para një muaji ose më 28 dhjetor 2020 ka pasur 878 raste aktive./Zhurnal.mk/