Ndeshja e fundit ndaj Kosovës, Sergio Ramos tërhiqet nga përfaqësuesja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sergio Ramos ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale tërheqjen nga përfaqësuesja spanjolle, pas bisedës që ka pasur me Luis De La Fuente, trajnerin aktual të “La Roja”.

Mbrojtësi i PSG thekson se do të dëshironte ta kishte mbyllur ndryshe aventurën me kombëtaren, me të cilën ka luajtur 180 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.

“Mëngjesin e sotëm fola me trajnerin aktual të kombëtares, i cili më tha se nuk do të më grumbullonte, pavarësisht nivelit që do të tregoja në fushë me klubin tim. Mendoj se aventura ime me Spanjën duhet të ishte mbyllur nga një vendim i imi dhe jo për arsye moshe”, tha Ramos.

Ndeshja e fundit e Sergio Ramos me Spanjën ka qenë ajo e 31 marsit 2021, kundër Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e Katarit. Ish-kapiteni i Real Madrid ka fituar me Spanjën dy Kupa Evrope dhe një Kupë Bote.

Share This Article