Ndeshja Flamurtari-Elbasani, shpërthen kaosi dhe dhuna në Vlorë! Policia ‘blindon’ zonën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme në Vlorë është luajtur ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit, ku këta të fundit fituan me rezultatin 0-1.

Menjëherë pas ndeshjes, ka shpërthyer dhuna dhe kaosi në qytetin bregdetar, mes tifozerive të dy ekipeve.

Në pamjet duket se Policia ka ‘blinduar’ zonën përreth stadiumit, për të ruajtur qetësinë mes tifozerive. Tifozët e Elbasanit kanë thyer stolat e stadiumit të Flamurtarit dhe i kanë hedhur ato në rrugë.

Elbasani mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 20 pikë.

Goli vendimtar u shënua nga Lajthia në pjesën e dytë pas një goditjeje me kokë, ndërsa vlonjatët patën pretendime për një penallti që u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në fund të tabelës me vetëm 5 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Dinamo dhe Teuta ndanë nga një pikë në një duel të fortë dhe të tensionuar, ku munguan rastet e pastra, por jo polemikat. Vendimet e gjyqtarit Klodian Prenga u kontestuan ashpër nga dinamovitët, sidomos pas përjashtimit me karton të kuq të Maliqit.

Barazimi mban të dy skuadrat në garë për katërshen e parë, ndërsa gara për kreun mbetet e hapur, në pritje të sfidës Egnatia–Vllaznia që mbyll javën e dhjetë të kampionatit. 

Share This Article