Ndeshja Kosovë-Angli, për kë do të bëjë tifo Ruairi O’Connell?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Kosovës në njërën nga ndeshjet e ardhshme do të luaj me shtetin mik, Anglinë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Britani të Madhe më 10 shtator, ndërsa ndeshja kthyese do të jetë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se këto ndeshje do të jenë shumë interesante.

“Për të dy kombëtaret ka me pas duartrokitje nga tifozët e Kosovës. Kjo mikpritje për Anglinë do të jetë në shenjë respekti për marrëdhëniet që kemi pasur dhe për ato që do të kemi”, ka thënë O’Connell për Klan Kosovën.

“Për atë se kush do të fitojë, Anglia ka një skuadër të mirë – por unë do të jem neutral në këto ndeshje”.

Share This Article