ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 3 hours ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 3 hours ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 3 hours ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 3 hours ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Ndeshja me Moldavinë, Kryeministri Rama dhe Presidenti Duka takim me lojtarët dhe stafin e Kombëtares

albnews by albnews
14 November, 2023
in Show - Biz
0
Ndeshja me Moldavinë, Kryeministri Rama dhe Presidenti Duka takim me lojtarët dhe stafin e Kombëtares
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte mysafir special i Kombëtares shqiptare mbrëmjen e së hënës. Ai u shfaq pranë ekipit së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueste e “Euro 2024”. Një takim mes batutash, por nga ana tjetër në fushë kërkohet përqendrim maksimal për të siguruar që të premten një biletën për në finalet e Kampionatit Europian.

Fjalën e mori i pari Presidenti Duka, i cili i bëri thirrje skuadrës që ta shohë duelin me Moldavinë si finale dhe të mos bëjë llogari për të marrë një pikë.  “Asnjë nga ne nuk mund të mendojë që kjo ka mbaruar, por përkundrazi, sa më lart të shkosh aq më e vështirë është. Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Por NE, JU, jeni akoma më të fortë, por duhet të keni përqendrimin maksimal. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera.

RelatedPosts

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç, mesazh emocional të birit: Të dua Luke…

A mendoi vërtet Partia Laburiste se ishte ide e mirë të linte Farage-in të rrëmbente titujt kryesorë të verës?

Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua ta falënderoj edhe një herë kryeministrin që është sot me ne. Duhet të përqendrohemi te Moldavia. Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Misteri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për nje finale: Moldavia”.tha Duka, duke uruar që Kombëtarja të kthehet me fitore nga Moldavia.

Më pas fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi paraqitjet e mira të skuadrës gjatë fushatës kualifikuese të “Euro 2024” dhe theksoi se futbollistët kuqezi e kanë nderuar fanellën që mbajnë veshur.

“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”, u shpreh Rama në bisedën që pati me futbollistët dhe stafin e Kombëtares.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result