Ndeshja ndaj Freiburg hyn në historinë e Borussia Dortmund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Borussia Dortmund vuan, por në fund ia del të sigurojë 3 pikë në javën e dytë të Bundesligës gjermane. Verdhezinjtë përmbysën Freiburg në transfertë dhe morën fitoren e dytë në po kaq ndeshje.

Fillimi ishte më i mirë për vendasit, që prodhuan shumë raste dhe u shpërblyen në minutën e 35. Megjithatë, magjia e Dortmundit sapo kishte nisur. Në fraksionin e dytë u pa një tjetër skuadër, me një tjetër grintë dhe motivim në fushë, por golat erdhen vetëm pas minutës 77.

Fillimisht, Bynoe-Gitens dhe më vonë talenti Moukoko përmbysën gjithçka. Për të vulosur fitoren mendoi Wolf, i cili në minutën e 84-t shënoi dhe golin e tretë dhe mbylli ndeshjen me shifrat 3-1.

Tre autorët e golave për Borussia Dortmund janë të parët në historinë e klubit që shënojnë secili nga një gol duke e nisur ndeshjen nga stoli.

Share This Article