Ndeshja SHQIPËRI-ÇEKI/ 1-0 pjesa e parë. Gol i Asanit. Gol i anuluar dhe i kuq për miqtë, shtohen brohoritjet në “Air Albania” (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu siç pritej, trajneri Silvinjo ka bërë pak ndryshime në rreshtimin e tij duke i besuar thuajse plotësisht grupit të lojtarëve me të cilët ka përballuar ndeshjet e fundit.

Në portë konfirmohet Berisha si titullar, edhe pse mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë për shkak të situatës shëndetësore. Ndërkohë, në mbrojtje është Ajeti ai i cili merr vendin e Ismajlit të dëmtuar.

Mesfusha është e pandryshuar, ndërsa në sulm është konfirmuar si në ndeshjen e parë ndaj Çeklsë, treshja me Asanin e Seferin në mbështetje të Çikalleshit.

LIVE SHQIPËRI-ÇEKI 1-0

9’ GOOOL  SHQIPËRIA! Godet përsëri Asani nga distanca.

3’ Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.

1’ Menjëherë rrezikshëm çekët me një gjuajtje të fortë, të kontrolluar në dy kohë nga Berisha. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Çikalleshi.
Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Pavlenka, Holesh, Brabek, Krejçi, Kufal, Suçek, M. Sadilek, Jurashek, Çernji, Çutil, Kushta.
Trajner: Jaroslav Shilhavi

https://streamin.me/v/238cd54a

Share This Article