Ndeshja Spanjë-Kosovë do të luhet në kushte normale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i lartë i Sporteve (CSD) ka garantuar që ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës do të zhvillohet në kushte normale.

Presidentja e CSD, Irene Lozano ka thënë se Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova.

“Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova. Kjo është një nga virtytet më të mëdha të sportit, të jesh në gjendje të kapërcesh mosmarrëveshjet e një lloji tjetër”, tha Lozano.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës luhet më datë 31 mars dhe është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror Katar 2022.

Para Spanjës, Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Suedinë, ndërsa paraprakisht luhet ndeshja miqësore ndaj Lituanisë. 

Share This Article