Krerët e klubeve të Premier Leagues së Anglisë kanë bërë gati një plan radikal për të shpëtuar stinorin, shkruan “The Sun” të mërkurën, transmeton Koha.net.
Euro 2020 është pezulluar për një vit për shkak të koronavirusit, duke i dhënë kështu hapësirë shteteve që të përfundojnë kampionatet vendore. U është dhënë kohë deri më 30 qershor për të mbaruar ligat.
Klubet e Premier Leagues frikësohen se mund të mos jetë e mundur të përfundohen gjitha ndeshjet brenda kësaj kohe.
E plani i klubeve është që të luhen gjitha 92 ndeshjet e mbetura pa tifozë dhe çdo ndeshje të luhet në fushë neutrale. Ndeshjet të transmetohen direkt në TV.
Propozimi që kanë ofruar klubet e Premier Leagues është që ndeshjet të luhen në dy apo tri fushë neutrale, me gjasë në Midlands.
Klubet e mëdha kanë folur me kreun e UEFA-s, Aleksander Çeferin pasi në Premier League ka më tepër ndeshje deri në fund të kampionatit, se në La Liga të Spanjës apo Serie A të Italisë.
Klubet do të ofrojnë planin revolucionar në një takim të ligës.
Në fusha mund të luhen më tepër se një ndeshje në ditë, ku klubet janë në garë me kohën për të përfunduar gjitha ndeshjet, nëse dhe kur qeveria të jep aprovimin për të vazhduar garat.
Premier League pritet të rinisë më 4 prill.