Joe Biden celebroi lidhjet e ngushta mes Shteteve të Bashkuara dhe Irlandën në një banket të mbajtur në Kështjellën e Dublinit.
Në fjalimin e mbajtur në Parlamentin irlandez, presidenti amerikan deklaroi se ndihej si në shtëpi dhe premtoi një të ardhme mundësish të përbashkëta mes SHBA dhe Irlandës.
“Këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irlandës. Nuk ka asgjë që na ndalon nëse e bëjmë së bashku dhe ne duhet ta besojmë këtë sepse bëhet fjalë për historinë e dy vendeve tona. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e vlerave të trashëguara nga paraardhësit tanë, me mbajtjen gjallë të flakës së lirisë, zjarrin që do të udhëheqë fëmijët tanë. Kemi një betejë të cilën duhet ta luftojmë së bashku”, tha Biden.
Presidenti Biden shkoi në Kështjellën e Dublinit për një darkë në formë banketi të mbajtur në nder të tij.
Pritës i eventit ishte kryeministri irlandez, i cili tha se si Shtetet e Bashkuara edhe Irlanda kanë një të kaluar dhe një filozofi të ngjashme, të të cilat ata bashkohen me lidhje farefisnore dhe miqësie.
Joe Biden do ta mbyllë vizitën në Irlandë këtë të premte, me një vizitë në bazilikën katolike të qytetit të Nokut dhe më pas me një fjalim në qytetin Bellina, nga i cili një nga paraardhësit e tij, Edward Blewitt emigroi nga Irlanda rreth 140 vjet më parë.