Ndihma humanitare drejt Ukrainës, thirrjes i përgjigjen dhe emigrantët shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përgjatë këtyre ditëve luftimesh në disa qytete të Ukrainës thirrja kryesore, përpos ndihmës ushtarake, ka qenë edhe për ndihma humanitare si ushqime apo medikamente.

Të njëjtën thirrje bëri dhe Denys Ganzha në A2 CNN, student në Kiev dhe përfaqësues i të rinjve ukrainas. Qindra civilë kanë nevojë të mjekohen e shumë të tjerë për rezerva ushqimore. Në shumë vende të Europës këto ndihma humanitare kanë nisur të grumbullohen e të nisen drejt Ukrainës.

Së fundmi, disa qytetarë kanë mbledhur ndihma në Modena të Italisë. Një pjesë e kontribuuesve janë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët i janë bashkuar thirrjes së popullit ukrainas për sado pak mbështetje.

 “Blemë medikamente, kemi dëgjuar që ka shumë të plagosur. Disa të tjerë sollën ushqime, veshmbathje e ç’të mundnin. Thjesht duam që kjo luftë të mbarojë, për të shmangur vuajtjet e qytetarëve të pafajshëm”- tha një prej emigrantëve për A2 CNN.

Share This Article