Ndihmës Sekretari amerikan, Todd Robinson në Kosovë – takon sot presidenten Osmani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ndodhet për vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërkaq gjatë vizitës këtu do të takohet vetëm me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet ndimëssekretarit amerikan Robinson dhe presidentes Osmani do të zhvillohet në ora 10:00. Pas takimit, Osmani dhe Robinson do të mbajnë një konferencë për media. Një takim i zyrtarit të lartë amerikan me kryeministrin Albin Kurti nuk është planifikuar. Edhe ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee në fillim të marsit ishte për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës zyrtare ajo takoi vetëm presidenten e shtetit.Pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani, McKee në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.“ Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee.

Share This Article