Ndihmës sekretari i shtetit amerikan vizitë në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, pritet të vijë në Tiranë ditën e nesërme.

Reeker është duke zhvilluar një tur vizitash në Europë, duke u ndalur edhe në Shqipëri e më pas në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi u bë ditur para disa javësh nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Ndërkohë, burime për Ora Neës, bëjnë me dije Reeker, do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 11:30 të mesditës në selinë e PD-së.

Reeker do të pritet në Tiranë nga Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.

Pas Shqipërisë, më 1 korrik, ambasadori Reeker do të mbërrijë në Ohër, ku pritet të takohet edhe me kryeministrin Zaev, ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Share This Article