Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, është duke zhvilluar një konferencë për mediat në Kosovë me presidentin Hashim Thaçi.
Në qendër të diskutimeve janë marrëdhënia e Kosovës me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Mitchell është shprehur se mirëpret doalogun e Kosovës me Serbinë dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të thellohet. Sakaq, thaçi ka shtuar se Kosova është e angazhuar për të mbyllur demarkacionin me Malin e Zi.
Pas takimit më Thaçin, Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA, do të takojë dhe kryeministrin Haradinaj, si dhe disa përfaqësues të tjerë të politikës.
Wess Mitchell mori postin e ndihmës sekretarit të Shtetit më 12 janar 2017 dhe ai është përgjegjës për marrëdhënie diplomatike me 50 vende në Evropë dhe Euroazi, NATO-n, BE-në dhe OSBE-në.