Ndikimi i Dua Lipës tek prindërit e rinj, shtohet numri i bebeve me emrin “Dua”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa duket se ka një ndikim të madh me imazhin e saj, përveç faktit që numëron me miliona klikime në YouTube.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka ndikuar tek prindërit e rinj të cilët kanë zgjedhur që vajzës së tyre t’ja vendosin emrin Dua Lipa.

Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi të mërkurën se foshnjat me emrin Dua janë dyfishuar në vitin 2019, krahasuar me vitin 2017, kur këngëtarja ka qenë e para në listën e këngëve më të popullarizuara në Britani.

Sipas të dhënave, 126 fëmijë janë quajtur Dua vitin e kaluar, krahasuar me 63 në vitin 2017.

Popullariteti i Kylos, ndërkaq, është rritur prejse kanë nisur seritë e reja të Star Wars, më 2015.

Share This Article