Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka lavdëruar Armando Brojën për paraqitjen e tij në ndeshjen e të mërkurës në darkë ndaj Ullvërhempton.
Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës vetëm në minutat e fundit të sfidës kur rezultati ishte 4-0, por ai tregoi sinjale mjaft të mira me shpërthimet e tij të shpejta duke krijuar vazhdimisht rrezikshmëri pranë portës kundërshtare.
Ai ka marrë duartrokitje nga tifozët, por edhe elozhe nga trajneri Shon Dajç, i cili e vlerësoi në fjalëtr e tij sot, duke theksuar se Broja kishte treguar se sa uri kishte për të bërë emër në radhët e klubit.
‘Më pëlqeu ajo që pashë nga ai në stërvitje, më pëlqeu sjellja e tij ndaj kthimit në formë, që të punojë shumë për t’u kthyer në formë. Mendoj se mbrëmë bëri një paraqitje të mirë.
Ne po mësojmë ende rreth rolit të tij. Ai ka luajtur role të ndryshme në të kaluarën. Nuk ka ende një histori të thellë në Premier Ligë, por mjaftueshëm sa për ta përjetuar atë. Ta hidhja në fushë ishte thelbësore për mua. Ne e kemi parë se çfarë mund të bëjë në stërvitje dhe çfarë mund të bëjë në ndeshje përgatitore, tani është momenti për të kaluar te niveli tjetër. Ai hyri në fushë dhe ndikoi me të vërtetë ndeshjen në një moment kyç.
Ai padyshim tregoi shenja të asaj që mund të bëjë. Te ai ka dëshirë të vërtetë. Kam folur me të rreth mundësisë për të lënë shenjë në një klub të madh si ky dhe mendoj se është i uritur për ta bërë një gjë të tillë. Është një sfidë tjetër, ne e duam këtë sfidë për të gjithë sulmuesit. Jam i lumtur për të, e hodha në fushë qëllimisht, nuk kishte të bënte me Beton. Unë thjesht dëshiroja që ai të dilte në fushë dhe të kishte një ndjesi për këtë situatë sa më shpejt të ishte e mundur’, tha trajneri i Evertonit.