Ndikoi në lirimin e disa vrasësve, protestuesit djegin zyrën dhe shtëpinë e prokurorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup protestuesish në Peru dogjën zyrën dhe shtëpinë e një prokurori në rajonin e Ayacucho pasi ndikoi në vendimin për lirimin e disa personave të akuzuar për vrasjen e një të riu.

Protestuesit hynë në objektet në pronësi të prokurorit dhe i shkatërruan ato, duke iu vënë më pas flakën dhe të gjithë dokumenteve që gjetën në zyra.

Policia ndërhyri për të qetësuar situatën dhe madje përdori dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Më pas, protesta përshkallëzoi më tej, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe një stacion policie. Sipas të dhënave, në këto incidente 5 persona mbetën të lënduar.

18-vjeçari Daniel Quispe Bautista, u vra disa ditë më parë nga një shok shkolle në qytetin e Huanta. Një nga personat e arrestuar rrëfeu krimin te policia, e cila arrestoi 2 nga 3 të dyshuarit, të cilët u liruan më pas nga zyra e prokurorit.

Share This Article