Ndizet atmosfera në selinë e Vetëvendosjes, rriten ndjeshëm votat për Albin Kurtin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KQZ ka përditësuar të dhënat mbi votat e numëruara deri pak pas orës 21:00 të mbrëmjes, duke bërë të ditur se deri tani janë 23,65 përqind e votave dhe Vetëvendosja ka arritur të marrë 55,77 përqind të votave.

Kjo shifër e përditësuar ka ngjallur menjëherë entuziazëm në selinë e Vetëvendosjes. Gazetari i A2 CNN në Prishtinë, Ideal Gola, bëri të ditur se me dhjetëra simpatizantë ja kanë nisur këngëve patriotike e thirrje në mbështetje të Albin Kurtit.

Ndërkohë, të dhënat e KQZ-së thonë se PDK-ja ka marrë 25,39% të votave, LDK-ja 8,99 %, AAK 5%.

Share This Article