Serie A do të kulmojë këtë fundjavë me derbin Inter-Milan. Një supersfidë që kalon kufijtë e Italisë, madje edhe ato evropianë, duke marrë vëmendjen botërore. Për herë të parë pas 62 vitesh, të dyja skuadrat vijnë si kryesuese dhe në një formë shumë të mirë, ndaj derbi i Madonninës kësaj here është edhe më i bukur.
Zikaltrit kanë qenë perfektë, duke shënuar 8 gola dhe mos pësuar asnjë, po aq kanë shënuar edhe kuqezinjtë, por kanë pësuar 2. Një derbi pa favoritë, me një San Siro të mbushur plot e përplot dhe me një audiencë mbarëbotërore, Inter-Milan do të startojë në orën 18:00 të së shtunës ku spektakli duket i garantuar.
Natyrisht, në prag të kësaj supersfide nuk mungojnë edhe deklaratat në të dyja kampet. Dhe si rrallëherë ka folur pronari i Milanit, Garry Cardinale, i cili pohon se klubi tashmë ka hyrë në një epokë të herë dhe beson se ai do të jetë Berlusconi i dytë në historinë kuqezi. Pioli në orët e fundit humbi Kalulu për një problem muskulor, por për trajnerin e Milanit nuk mund të jetë alibi.
Në krahun tjetër, Inzaghi duket se i ka repartet e balancuara, duke nisur nga mbrojtja deri në sulm. Portieri Sommer mundohet të ulë presionin, duke pohuar se garën për titull nuk është vetëm Milan, pasi ka edhe skuadra të tjera. Natyrisht, derbi përgatitet edhe nga ana psikologjike, por një gjë është e sigurtë: në fushën e lojës do të shohim një nga përballjet më të bukura të këtij sezoni.