Ndizet Kosova, festim tradicional i UÇK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Kosovë nis sot manifestimi tradicional treditësh “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.

Njëzet vjet më parë në Prekaz të Skënderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, janë vrarë mbi pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari.

Në këtë përvjetor, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë solemne.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që sot, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së.

Share This Article