Ndjekje si në filma, të rinjtë vjedhin Benzi-n dhe shkaktojnë kaos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kaosi ka pushtuar rrugët në Brisbane, Australi pasi policia iu vu nga pas një Mercedes Benz-i të vjedhur.

Pamjet e kapura nga një helikopter tregojnë një makinë të bardhë luksoze, e cila lëviz me shpejtësi të lartë në një autostradë përpara se të përfundonte në parkimin e një qendre tregtare.

Policia e Queensland konfirmoi se dy të rinj janë arrestuar pasi makina u kap në qendrën tregtare. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se ishin vënë në gjurmët e autorëve prej dy ditësh, pasi ata kishin publikuar në internet të gjitha shkeljet e tyre.

Në këta aksion u përplas edhe një makinë policie, por fatmirësisht në fund askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.

Share This Article