Ndodh edhe kjo, në pjesën jugore të Brazilit 13 qytete goditen nga temperaturat e ulëta dhe mbulohen nga bora

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën në 13 qytete në shtetin brazilian Rio Grande do Sul janë mbuluar nga bora gjatë ditës së sotme, pasi një valë e Polit të Veriut ka mbërritur në jug të këtij vendi.

Temperaturat e ulëta janë regjistruar në Pelotas, Sao Francisco de Paula, Gramado, Carlos Barnos, Bage, Herval, Piratini, Caxias do Sul, Marau dhe Farroupilha, transmeton Telegrafi.

Në komunat e tjera të Rio Grande do Sul siç është Julio de Castilhos, Nova Petropolis, Itaara or Lavras do Sul, e kanë quajtur këtë fenomen si shi i ngrirë, ku pas shiut bien temperaturat dhe krijohet një sipërfaqe e bardhë.

Ekspertët kanë parashikuar se këto temperatura të ulëta janë të parat që po regjistrohen në këtë vend që nga viti 1955. Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë, temperaturat deri në minus 6 gradë Celsius kanë arritur në pjesën jugore të Brazilit.

Share This Article