Ndodh mrekullia 48 orë nga tërmeti, anëtarët e një familjeje nxirren të gjallë nga rrënojat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy ditëve nga tërmeti i parë i fuqishëm, vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Turqi dhe në Siri, ndërsa numri i viktimave ka kaluar shifrën e tmerrshme, 10 mijë.

Më shumë se 48 orë nga tërmeti 7,8 i shkallës rihter ka ndodhur mrekullia. Një familje e tërë është shpëtuar në Siri, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të shumta prekëse teksa fëmijët janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit, ndërsa frika është e madhe se numri i viktimave mund të shtohet ndjeshëm. Zyrtarët janë shprehur se numri i viktimave mund të dyfishohet.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ngriti alarmin se koha po mbaron për shumë persona që janë ende gjallë nën rrënoja dhe bëri thirrje që ekipet e shpëtimit të mos humbin kohë.

Share This Article