Ndoka: Basha degradoi politikisht dhe moralisht, Rama na paralajmëroi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka komentuar situatën politike brenda PD, ku ditën e nesërme para selisë së PD do të zhvillohet protesta e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Në një intervistë për Ora News, Ndoka është shprehur se Lulzim Basha ka degraduar politikisht dhe moralisht.

Nard Ndoka: Na kishte paralajmëruar Rama se s’keni parë gjë akoma po s’paskemi pas parë gjë akoma te PD, pra nuk e mendoja kurrë  se Lulzim Basha do të degradonte, politikisht dhe moralisht deri në këtë pikë. Nuk e kam menduar asnjëherë këtë. Një parti politike e cila është ngritur me fjalën dhe lirinë si kryefjalë e saj, të degradoj deri në këtë pikë, nuk e mendoja kurrë.  Sot Basha është përballë një realiteti që ka shumicën e partisë kundër.

Ndoka thekson se kriza nuk është te PD por te Lulzim Basha, që sipas tij ka marrë peng partinë.

Nard Ndoka: Këtu nuk është problem personal i Berishës, është një krizë e madhe politike dhe morale te  Lulzim Basha dhe jot e PD. PD nuk është në krizë si parti, në krizë është Basha, i cili e ka marrë peng partinë. Nuk e mendoja kurrë që Basha do të shkonte deri të bravat dhe dyert e blinduara. Pra ai po mbron në mënyrë mekanike dhe jo politike.

Share This Article