“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është i kapur nga kartelet e drogës.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku vuri në dukje mos-pjesëmarrjen e Ramës në takimin e organizuar në OKB, teksa tha se atje ishte prezent edhe Presidenti i Iranit, ndërsa kryeministri ynë jo.

Berisha ngriti pikëpyetje të shumta lidhur me këtë mungesë, duke thënë se kishte dyshime se Ramën e priste FBI sapo të zbriste në aeroport.

Ai shtoi gjithashtu se dinte vetëm një gjë të sigurt, që Rama i anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për takime në SHBA.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.

Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.

Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.

Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.

E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.

I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di.

I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.

Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera.

Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani. 

Share This Article