ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zonat më të varfra të Anglisë 32 minutes ago
Kina lehtëson ndalimin e eksportit të çipave në Evropë pas polemikave në Holandë 41 minutes ago
Qindra të vdekur në Tanzani gjatë shtypjes së protestave zgjedhore (video) 45 minutes ago
Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë shkelin ligjin, thotë shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së 53 minutes ago
Lundrimi anulohet pas vdekjes së një gruaje të lënë pas në ishull 57 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

“Ndoshta shumë njerëz do e blinin me qejf”, Ben Blushi: Ja si do e shkruante Inteligjenca Artificiale romanin “Komploti”

albnews by albnews
10 December, 2023
in Opinion
0
“Ndoshta shumë njerëz do e blinin me qejf”, Ben Blushi: Ja si do e shkruante Inteligjenca Artificiale romanin “Komploti”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ben Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se si do të ishte shkruar romani i tij “Komploti”, nëse autor nuk do të kishte qenë ai, por Inteligjenca Artificiale.

Blushi shprehet se kjo teknologji ka potencialin që në të ardhmen të shkruajë romane dhe të krijojë art.

RelatedPosts

Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale

Emigrantit i jepet 500 paund për abuzues seksual pasi kërcënoi të prishë deportimin.

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

Sipas tij varianti i “Komploti”-t i shkruar nga Inteligjenca Artificiale ndoshta mund të blihej me shumë qejf nga shumë persona dhe se ndoshta kjo teknologji mund të bindë edhe vetë autorin se Komploti i saj j është një roman totalisht i ndryshëm nga origjinali, megjithëse nuk ndryshon në asnjë gërmë,në asnjë rresht dhe në asnjë faqe.

SI DO E SHKRUANTE INTELIGJENCA ARTIFICIALE ROMANIN TIM KOMPLOTI

Një fotografi e realizuar përmes Inteligjencës Artificiale, në të cilën duket dikush që nënshkruan autografe në romanin Komploti, njëlloj sikur të jem unë, më riktheu tek kjo temë e dashur, e panjohur dhe fantastike.

Cfarë mund të bëjë Inteligjenca Aritifiacile? Ku janë kufinjtë e saj? A mund të shkruajë ajo romane dhe të zëvendësojë shkrimtarët?
Si mund ta shkruante një robot romanin tim Komploti? A do kishte Komploti Artificial po 274 faqe si Komploti Origjinal? A do mbante po ato personazhe? A do ishte fjalia e parë njëlloj? Po fjalia e fundit? Sa personazhe do kishte Komploti Aritificial ndërkohë që unë kam më shumë se 30 personazhe ? A do kishte tre cifutë? Po tre afganë? Si do quheshin tre cifutët?
Si do e kishte emrin Kryeministri? Po ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë në vitin 2044 do ishte afgan apo sirian, egjiptian apo ndoshta një korean i dobët me gjyslyke ? Sa shqiptarë do kishte Shqipëria e Komplotit Aritificial në vitin 2044? Sa të huaj? Kush do e kishte fituar luftën në Ukrainë sipas Komplotit Artificial?

A do kishte vendosur shkrimtari artificial të martonte një emigrant afgan me një vajzë katolike arsye për të cilën afgani u bë ministër i mbrojtjes së Shqipërisë? A do shkonte ministri i mbrojtjes në qiejt e Serbisë me një F16 sic bëri afgani im, apo do përdorte ndonjë tank ? Apo ndoshta nuk do shkonte fare sepse mund ta konsideronte clirimin e Kosovës një cështje të mbyllur për të cilën nuk ia vlente fare të hynte në luftë me Serbinë? Apo ndoshta shkrimtari Articifial nuk do merrej fare me Kosovën sepse natyrisht ai nuk kishte ndjeshmërinë e një shkrimtari Shqiptar?

A do egzistojë nevoja për të përdorur eutanazinë sic kërkon njëri nga cifutët tek Komploti origjinal apo torturat e sëmundjeve dhe vdekjes do jenë zbutur nga shkenca pas 20 vitesh? A e njeh Inteligjenca Artificiale të ardhmen më mirë se ne ? A e njeh shkrimtari artificial Shqipërinë më mirë se unë dhe nëse po, cfarë nuk di unë që e di ai, apo cfarë nuk di ai që e di unë?
A do jenë pajtuar Rusia me Amerikën pas 20 vitesh ? A do ketë më luftë në Izrael dhe ndoshta Palestina do jetë një shtet brenda shteti? A e di Inteligjenca Artificiale cfarë bëjnë njerëzit në Kavajë pas dreke? A do ketë pushtim të Kavajës nga afganët sic ndodh në romanin tim? Po dashuri mes një doktoreshe province dhe një cifuti aventurier të cilin disa e quajnë antishqiptari a do ketë në romanin Komploti të shkruar nga Inteligjenca Artificiale?

Nuk e di.

Ajo që di është se me siguri shumë shpejt Inteligjenca Artificiale do fillojë të bëjë art. Të shkruajë libra. Sot nëse i kërkon ndihmë Chat Gpt ajo shkruan një poezi për ty. Dhe nëse Inteligjenca Aritificiale shkruan që sot poezi pse mos bëjë romane nesër. Dikush porosit një roman dashurie, i jep disa të dhëna, si koëhn, vendin ku ndodh dashuria, i jep emrin e të dashurës dhe të tjerat ndodhin vetë. Ti con librin në shtypshkonjë i vendos emrin tënd dhe je bërë shkrimtar.

Dikush tjetër të cilit i pëlqejnë komplotet mund të porosisë një roman me titullin Komploti. Shkrimtari Artificial e vendos komplotin në Shqipëri, bën një ngatërresë të organizuar mes disa afganëve shqiptarëve dhe cifutëve, aty shton edhe ndonjë libanez që ka rënë në dashuri me një shitëse cokollatash, pastaj shton një spiune ruse që sapo ka dalë nga burgu, një borgjeze franceze, një bankier grek dhe ja ku u plotësua Komploti. Asnjeri nuk u vra,dashuri pati,pushtim po dhe në fund ndeshja e përjetshme mes Amerikës dhe Rusisë përfundoi barazim.
Ky është me pak fjalë fundi i Komplotit në romanin e shkruar nga Inteligjenca Artificiale. Ky prodhim do quhej roman dhe ndoshta shumë njerëz do e blenin me qejf. Edhe unë do e lexoja duke kujtuar një tregim të Borgesit sipas të cilit një shkrimtar, në shekullin e 20 shkroi fjalë për fjalë Don Kishotin e Servantesit dhe i bindi të gjithë se ai tekst ishte i ndryshëm nga teksti origjinal. Pra dy Don Kishotë identikë sipas tij ishin krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ndoshta edhe Inteligjenca Arificiale mund të më bindë mua se Komploti i saj është një roman totalisht i ndryshëm nga Komploti im, megjithëse nuk ndryshon në asnjë gërmë,në asnjë rresht dhe në asnjë faqe.

Ky do ishte një super Komplot të cilin do doja ta kisha shkruar vetë.

Do quhej : Komploti kundër Komplotit. Autor : Inteligjenca Artificiale. Cmimi : falas.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zonat më të varfra të Anglisë

Zonat më të varfra të Anglisë

1 November, 2025
Kina lehtëson ndalimin e eksportit të çipave në Evropë pas polemikave në Holandë

Kina lehtëson ndalimin e eksportit të çipave në Evropë pas polemikave në Holandë

1 November, 2025
Qindra të vdekur në Tanzani gjatë shtypjes së protestave zgjedhore (video)

Qindra të vdekur në Tanzani gjatë shtypjes së protestave zgjedhore (video)

1 November, 2025
Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë shkelin ligjin, thotë shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së

Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë shkelin ligjin, thotë shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result